Policia gjen pistoletë dhe thikë në një automjet në Prizren, e voziste një 17-vjeçar

19:43 | 15 Janar 2024
E.H

Njësia kundër Narkotikëve ka ndaluar sot një veturë në rrugën “Skender Latifi” në Prizren të cilën po e ngiste një 17-vjeçar.

Pas kontrollit, në brez ai mbante një thikë luftarake ndërsa në sirtarin e automjetit është gjetur një pistoletë TT me tetë fishek.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Byqyti.

“Me datë 15.01.2024, rreth orës 14:25 hetuesit policor të Njësisë kundër Narkotikëve në rrugën Skender Latifi në Prizren kanë ndaluar një automjet të cilin e ngiste një I dyshuar I mitur, 17 vjeçar, te ai në brez i është gjet një thik luftarake dhe në sirtarin e automjetit është gjet një pistolet TT me 8 fishek. Me rastin janē marr zyrtarët përgjegjës, armët janë sekuestruar. Kundër të dyshuarit është filluar rasti penal për veprën penale “mbajtje, posedim apo kontroll i paautrizuar i armës” , ndërsa I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar me procedur të rregullt”, tha Bytyqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme