Google ADS

Lajçaku takon Bislimin, dakordohen se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin është urgjent

19:13 | 15 Janar 2024
E.H

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin në prag të nisjes së Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.

Me anë të një postimi në platformën X, Lajçak bëri të ditur se me Bislimin kanë diskutuar për dialogun, teksa shtoi se kanë rënë dakord që zbatimi i shpejtë i marrëveshjes për rrugën e normalizimit është urgjent.

“Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin diskutuam një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjeve për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i marrëveshjes për rrugën e normalizimit është urgjent”, shkroi Lajçak./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme