“Prishtina Parking” ka njoftuar se nga data 22 janar 2024 do të implementoj rregulloren e re për shfrytëzimin e parkingjeve në kryeqytet.
Sipas njoftimit, tashmë banorët rezidentë do të përfitojnë nga parkimi falas për mjetin e tyre të parë në rrugën ku jetojnë, pasi të kenë kryer një regjistrim të kodifikuar për tërë qytetin, i cili ka një tarifë njëherësh prej 10 eurosh, përcjell Arbresh.info.
Lexo njoftimin e plotë:
Me 22 Janar 2024 hyn në fuqi Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve në Kryeqytet.
Publikimi i sotëm i rregullores në webfaqen e Prishtina Online përfundimisht formalizon hyrjen në fuqi me 22 Janar 2024.
Ndryshimet kryesore në rregullore janë si në vijim:
1. Vetura e parë pa pagesë për banorët rezident në adresën/rrugën e tyre ose pas aplikimit të kodifikimit në të gjithë qytetin, në segmentin e tyre (10 euro kosto e regjistrimit e cila aplikohet vetëm një herë).
2. Kosto më e lirë për veturën e dytë (10 euro për muaj).
3. Zgjatja e orarit në Zonën 1 dhe 2 deri në ora 23:00.
4. Kufizim i parkimit në lagjet rezidenciale për vizitorë në orët e mbrëmjes dhe më shumë hapësira në dispozicion për banorët rezident.
5. Largim i të gjitha laurave në lagjet rezidenciale.
6. Prioritet në regjisrim për banorët rezident kundrejt subjekteve jurdike/lokaleve afariste. Vetëm pas përfundimit të regjistrimit të banorëve, do të hapet procedura për pagesë nga ana e subjekteve jurdike dhe lokaleve afariste.
7. Dita e shtunë dhe e diel pa pagesë në parkingjet e hapura.
8. Në rast të mospagesës së parkimit nga ana e klientëve dhe vendosjes së bllokadës, tiketa e vendosur së bashku me bllokadën është biletë e vlefshme parkimit për 24 orët e ardhshme në cilëndo zonë dhe vendparkim të hapur (kufizimet vlejnë sipas orarit për lagje).
9. Parking pa pagesë për personat me nevoja të veçanta dhe për invalidët e UÇK-së, e vlefshme në hapësirat me sinjalistikë për persona me aftësi të kufizuara (regjistrimi pranë ndërmarrjes dhe pajisja me leje është e detyrueshme).
10. Shtim i procedurës për rimbursim në rast të gabimeve teknike që kanë arsyeshmëri të plotë nga ana e klientëve
11. Procedurë tejet transparente e trajtimit të ankesave, me mundësi publikimi të përgjigjes në rast se kërkohet nga ankuesi.
12. Të gjitha parkingjet do të kenë sinjalistikë horizontale dhe vertikale. Sinjalistika vertikale do të përmbajë të gjitha informacionet e nevojshme lidhur me kufizimet, të drejtat si dhe llojin e parkingut (rezidencial, komercial apo i kombinuar).
13. Çmimorja do të publikohet në web-faqen e N.P.L. “Prishtina Parking” brenda kësaj jave, e po ashtu edhe në rrjetet sociale të N.P.L. “Prishtina Parking”. Në shtojcën e rregullores mund të gjeni çmimoren e miratuar nga Kuvendi Komunal.
Informacion shtesë
– Të gjithë qytetarët që kanë parapagim përtej datës 22 Janar 2024 do të rimbursohen, duke zbritur shumën prej 10 euro për ta cilësuar si pagesë të tarifës administrative.
– Të gjithë qytetarët të cilët i kanë dokumentet e plota në ndërmarrje do të njoftohen për të nënshkruar kontratën e re dhe nuk kanë nevojë të sjellin dokumente shtesë.
– Rregulloren mund ta gjeni KËTU /Arbresh.info
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...