Mes zhurmës së madhe të opozitës, Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet e reja në qeveri

18:30 | 15 Janar 2024
D.H

Para disa minutash, kryeparlamentarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla mbylli seancën e sotme parlamentare, për shkak të tensionit të krijuar nga deputetët e ‘Rithemelimit’.

Kuvendi i Shqipërisë votoi mes zhurmës ndryshimet në qeveri, shkruan Arbresh.info,

Me 73 vota pro u votua  shkarkimi i Elva Margarit, si ministre e Kulturës të Shqipërisë, teksa nuk pati  asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Gjithashtu kuvendi shqiptar  votoi me 72 vota pro shkarkimin e ministrit të Ekonomisë së Shqipërisë Ervin Mete.

Ndërkaq me 73 vota pro Blendi Gonxhes, u emërua si  ministër i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit./Arbresh.info/

Të ngjashme