Google ADS

A ka shqiptar në bandat kriminale të Radoiqiçit? Përgjigjet Sveçla

18:19 | 15 Janar 2024
E.H

Bandat në veri kanë qenë multietnike.

Kështu është përgjigjur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla para Komisionit për Çështje të sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Arbresh.info

Lexo edhe:

“Veprimtaria e grupeve kriminale ka vazhduar nga pandëshkueshmëria”, Sveçla: Edhe Prokuroria dhe Gjykata duhet të merren me ta

Ai ka thënë se kreu i kontrabandës në veri Millan Radoiqiç ka për qëllim që kontrabandimin ta sjell në jug.

“Në qoftë se Radoiqiçi është kreu por edhe simboli i kontrabandës atje, ai gjithë atë kontrabandë nuk e ka bërë për 17 për qind të territorit ose për 2 për qind të popullatës të Republikës së Kosovës. Kontrabanda është bërë për tu sjell në jug. E në jug nuk ka mundur Radoiqiçi apo bandat e tij me i sjell apo me i distribu. Kanë qenë banda multietnike. Në këtë mënyrë edhe duhet të përndiqen sidomos nga Prokuroria por pastaj edhe të dënohen nga Gjykatat”, ka thënë i pari i MPB-së./Arbresh.info

Lexo edhe:

Sveçla: Të gjithë pjesëtarët policorë do të trajnohen për përdorim të armëve të gjata

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme