Google ADS

Kurti udhëton për në Zvicër

17:42 | 15 Janar 2024
D.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër.

Së bashku me Kurtin në këtë udhëtim është edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, shkruan Arbresh.info.

Ata së bashku  do të marrin pjesë në hapjen e panairit “Swissbau 2024”, ku 12 kompani vendore do të promovojnë prodhimet e tyre.

Pastaj Kurti do të udhëtojë për në Davos për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), ku krahas takimeve bilaterale me homologë, zyrtarë të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare është i ftuar edhe si folës në panele të diskutimit./Arbresh.info/

Të ngjashme