Ministri i Jashtëm i Shqipërisë pritet në Morinë nga Gërvalla

17:38 | 15 Janar 2024
E.H

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është pritur në pikën kufitare në Morinë nga homologia e tij kosovare, Donika Dërvalla-Schwarc.

Hasani po nis një turne tre ditor në rajon, ndërsa ndalesa e parë e tij është Kosova, përcjell Arbresh.info.

Në rrjetin social Facebook, Hasani ka publikuar një fotografi me Gërvallën, teksa pas vizitës në Kosovë do të udhëtoj për Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

“Në pikën kufitare të Morinës, me miken dhe homologen Donika Gërvalla – Schwarc , në nisje të turit 3 ditor në rajon. Ndalesa e parë #Kosova për të vijuar me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi”, ka shkruar Hasani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme