Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se e ka njoftuar Cramon për zhvillimet politike në vend, përcjell Arbresh.info.
“Mirëpritëm në takim eurodeputeten gjermane, raportuesen për Kosovë, znj. Viola von Cramon të cilën e njoftova për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Shpreha vlerësimim tonë pozitiv për liberalizimin e vizava, ndërsa theksova nevojën që anëtarësimi në NATO dhe rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në BE, është imperativ i kohës”, ka shkruar Cramon.
“Theksova se heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që kanë ato në jetën e qytetarëve të Kosovës”, shtoi Haradinaj./Arbresh.info
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...