25 vjet më parë, më 15 janar në Reçak të Shtimes, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë.
Ishte ish-shefi i Misionit Verifikues për Kosovën, William Walker i cili mëngjesin e 16 janarit të vitit 1999 shkoi në Reçak, duke u bërë personi i parë i cili e alarmoi botën për krimet që po kryente gjenocidi serb në Kosovë.
Ekipa e Arbresh.info gjatë ditës së sotme ka vizituar Reçakun, ku ka biseduar me njërin nga familjarët, i cili ka humbur nipin 15 vjeçar dhe dhëndrin në këtë masakër.
“Këtu unë e kam nipin, Xheladin Jakupi i cili në këtë masakër ka qenë 15 vjet e gjysmë dhe dhëndri 54 vite” , ka thënë ai për Arbresh.info.
Ai thotë se kjo masakër solli lirinë, prandaj edhe nuk duhet harruar, jo vetëm kjo por edhe shumë masakra të tjera që kanë ndodhur në gjithë Kosovën.
Qytetari pati edhe një lutje që politikanët të jenë të bashkuar për ta çuar shtetin përpara.
LEXO EDHE:
Familjari i viktimave: Masakra e Reçakut na solli lirinë, nuk duhet ta harrojmë
Muhamed Maliqi nga fshati Kruishtë i komunës së Lipjanit ka rrëfyer për Arbresh.info detaje nga dita e varrimit të viktimave të masakrës së Reçakut.
Ndonëse me rrezik për jetën e tij, ai në momentin që mori vesh që të nesërmen do të bëhej varrimi i civilëve të masakruar, vendosi që të merrte pjesë në varrim.
Në një prononcim për Arbresh.info, Maliqi ka rrëfyer se ka udhëtuar 6 orë në këmbë, duke zgjedhur rrugë të sigurta vetëm që të marrë pjesë në varrosjen e 45 viktimave.
“Ka qenë një varrim masovik, qysh rrallë mundesh me pa në kohën e lirë. Ka prezantu edhe ambasadori Walker, ka mbajt fjalë rasti aty, i pikëlluar si gjithë ne të tjerë”, rrëfen ai.
Hoxha ka falënderuar ambasadorin William Walker për prezencën tij për çdo vit në Reçak.
“Është miku më i madh që ka pasur shqiptaria ndonjëherë”, u shpreh Maliqi.
Ndër të tjera, ai nuk harron assesi të falënderojë edhe UÇK-në.
Maliqi u shpreh i brengosur që ndonëse kanë kaluar 25 vjet, asnjë nga kriminelët nuk është dalë para gjyqit.
Ndër të tjera, ai kërkoi që nxënësit të mësojnë më shumë për luftën e fundit në Kosovë.
“Akoma nxënësit tanë nëpër shkollë, 25 vite pas luftës, nuk mësojnë një orë të luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës domethënë komplet një orë. Por me pas me u notu në ato orë të historisë për luftën e fundit dhe luftërat tjera.”, tha ai.
Maliqi për Arbresh.info thotë se historia po harrohet.
LEXO EDHE:
Ndryshe, për të nderuar viktimat e Reçakut, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Wiliam Walker, bëri homazhe në memorialin në fshatin Reçak të Shtimes.
Ata thanë se Serbia ende po mohon krimin e bërë.
Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar drejtësi për të vrarët në këtë krim makabër ndaj civilëve të pafajshëm.
Ndërkaq, ish-shefi i Misionit Verifikues për Kosovën, William Walker, tha se ka ardhur këtu për të nderuar Reçakun.
Kurse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ky ishte njëri ndër aktet më mizore të Serbisë ndaj Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti, tha se masakra e Reçakut tronditi opinionin ndërkombëtar dhe e bëri që të kemi ndërhyrjen e NATO-s.
Masakra e Reçakut u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, ndërsa Serbia edhe sot e kësaj dite refuzon ta pranojë këtë krim makabër./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...