Java e 17-të u karakterizua me derbin ndërmjet Pejës dhe Trepçës, që u fitua nga mitrovicasit.
Te ‘Xehetarët’ më i miri në parket ishte Kevin Bracy-Davis, duke kontribuar me 20 pikë, shtatë kërcime, dy asistime, dy topa të vjedhur dhe një bllokadë, përcjell Arbresh.info.
Falë kësaj performance të shkëlqyer ai u zgjodh edhe MVP – i kësaj jave në elitën e basketbollit kosovar.
Davis është një nga lojtarët më të dalluar të “Minatorëve” në këtë edicion.
Ai u ndihmua nga Drilon Hajrizi, i cili e mbylli ndeshjen me 12 pikë, gjashtë kërcime, katër asistime, dy topa të vjedhur dhe dy bllokada, duke bërë një ndeshje shumë të mirë në triumfin në derbi.
Bashkimi realizoi fitoren e dytë radhazi, kësaj duke mundi Istogun, ndërsa më i miri te prizrenasit ishte përforcimi Lejson Zeqiri me dyshifror të dyfishtë, 24 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime, duke e pasur indeksin 34.
Vëllaznimi shënoi fitore shumë të vlefshme ndaj Proton Cable Prizrenit, ku më i miri ishte Sammuel Sessoms me 23 pikë, nëntë kërcime dhe nëntë asistime. Ai është ndër më të mirët te kuqezinjtë në këtë edicion.
MVP
Kevin Davis (Trepça) 20 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 26 indeksi
Top 5
Kevin Davis (Trepça) 20 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 26 indeksi
Lejson Zeqiri (Bashkimi) 24 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, 34 indeksi
Sammuel Sessoms (Vëllaznimi) 23 pikë, 9 kërcime, 9 asistime, 29 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 12 pikë, 6 kërcime, 4 asistime, 19 indeksi
Shaheed Davis (Sigal Prishtina) 18 pikë, 8 kërcime, 0 asistime, 18 indeksi./Arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...