Google ADS

Sveçla: Është koha e fundit që prokuroria të fillojë me ngritjen e aktakuzave për sulmin në Banjskë

15:52 | 15 Janar 2024
L G

Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është koha e fundit që prokuroria e Kosovës të ngrit aktakuza, apo të paktën të bëjë një raport përfundimtar për hetimin e sulmit terroristë në Banjskë të Zveçanit.

Këtë deklaratë, Sveçla e bëri sot gjatë raportimit të tij para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Arbresh.info.

Sipas tij, prokuroria ka prova të mjaftueshme, të cilat tregojnë jo vetëm atë se çfarë ka ndodhur, por edhe me atë se çfarë është zbuluar si qëllimi i këtij grupi terroristë dhe të gjithë elementeve tjera që kanë mbështet, qoftë financiarisht, qoftë me trajnime, apo me pajisje këtë grup terroristë që kishte për qëllim aneksimin e një territori të Kosovës.

“Unë fuqishëm besoj që është koha e fundit që prokuroria e Kosovës të fillojë me ngritjen e aktakuzave, apo të paktën një raporti përfundimtar. Duke qenë se siguria patjetër është e lidhur me segmentet tjera të punës së institucioneve, e sidomos me diplomacinë, është e duhur që edhe partnerët tanë ndërkombëtarë zyrtarisht të jenë të njoftuar me atë që ka ndodhur në rastin e sulmit në Banjskë. Jo vetëm me atë se çfarë ka ndodhur, por edhe me atë se çfarë është zbuluar si qëllimi i këtij grupi terroristë dhe të gjithë elementeve tjera që kanë mbështet, qoftë financiarisht, qoftë me trajnime, apo me pajisje këtë grup terroristë, që tashmë dihet se ka pasur për qëllim aneksimin e një pjese të territorit të Kosovës”, tha ministri Sveçla gjatë raportimit në komision.

Ai tha se vitin që lamë pas Policia e Kosovës ka ndërmarr procesin hetimor më të madhin në historinë e saj me rastin e Banjskës.

“Edhe për nga rëndësia, por edhe për nga numri i dëshmive me të cilat është dashur të merret, apo të procedojë. Një pjesë e këtyre dëshmive tashmë janë publike, ndërsa një pjesë  e këtyre dëshmive janë në duar të prokurorisë”, tha ministri Sveçla./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Svecla: Të gjithë pjesëtarët policorë do të trajnohen për përdorim të armëve të gjata

Të ngjashme