Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e kanë arritur që të identifikojnë dhe parandalojnë kryerjen e një rasti të kontrabandimit të mallrave nga tre persona të dyshuar të përfshirë në rast.
Policia në fshatin Smirë të Vitisë ka identifikuar një automjet të dyshuar me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari i cili njëherësh ishte duke përcjellur automjetin e dytë të dyshuar, të ngarkuar me mall të kontrabanduar, në të cilën ndodheshin edhe dy të dyshuarit tjerë, shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë, pas përpjekjes së zyrtarëve policor për ta ndaluar veturën e dytë të dyshuar, e njëjta duke i rrezikuar seriozisht zyrtarët policorë dhe doganorë ka goditur veturën zyrtare.
“Zyrtarët policorë gjatë legjitimimit të të dyshuarve, janë kanosur nga njëri prej tyre, dhe gjatë futjes në kontroll të një personi të dyshuar, një zyrtar policor ishte sulmuar, dhe ka pësuar lëndime trupore për të cilat i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të automjetit të dyshuar, të ngarkuar me mallra të kontrabanduara, janë hasur sasi prej 1299 paketime (boksa) të tri llojeve të ndryshme cigaresh, në sasi të përgjithshme rreth 260.000 cigare.
Lidhur me rastin janë kontrolluar edhe shtëpitë e banimit të njërit nga të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa automjeti i dyshuar i lartcekur dhe malli i ngarkuar janë konfiskuar për t’ju nënshtruar procedurave të mëtejme në terminalin doganor Dheu i Bardhë.
Dy të dyshuarit janë ndaluarpër 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë, identiteti i të cilit është i njohur për PK-në ndodhet në kërkim policor./Arbresh.info/
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...