Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe me ambasadorin Wiliam Walker, morën pjesë sot në ceremoninë përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut.
Në këtë ceremoni të organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule në kompleksin memorial, në Reçak, në nderim të viktimave civile të masakruara nga forcat serbe, më 15 janar të vitit 1999.
“Me 15 janar, në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë patë ndodhur ky krim makabër, ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur vetëm katër javë më vonë sepse ka pasur luftë të madhe për kufomat” u shpreh kryeministri Kurti.
Ai gjithashtu shtoi se janë edhe 11 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe se ato katër javë tregojnë që Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën e ta justifikojë krimin.
Në fund duke falënderuar ambasadorin Walker, kryeministri Kurti theksoi se në një moment vendimtar e historik për popullin tonë ambasadori Walker, foli të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, atë që Serbia është përpjekur ta deformojë.
“Kur ndodhi masakra e Reçakut, Ambasadori William Walker si udhëheqës i OSBE-së, në Kosovë, erdhi këtu tek fshatarët dhe e foli të vërtetën, tha kjo është masakër dhe është krim kundër njerëzimit. E dihet që e vërteta është armiku më i madh i diktatorëve dhe i shovinistëve, andaj edhe sot e kësaj dite Ambasadori William Walker, vazhdon të jetë ndërkombëtari më i sulmuar dhe më i urryer në Serbi ku vazhdon të dominojë një regjim autoritar me ç’rast ish-ministri i Informatave të asaj kohe sot është President i Serbisë”, tha Kurti./Arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...