Masakra e Reçakut, Begaj: Të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm

11:45 | 15 Janar 2024
A Z

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar masakrën e Reçakut.

Begaj shprehet se lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë.

Sipas Begajt, kjo kujtesë është një motiv i fortë, për sigurinë, lirinë dhe dinjitetin njerëzor.

Postimi i plotë:

Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë.
15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.
Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësia ndaj tjetrit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme