Google ADS

Vetaksidenti i autobusit të kompanisë “Shpejtimi”, pronari i atuosallonit: Janë shkaktuar dëme në vlerën rreth 200 mijë euro

10:34 | 15 Janar 2024
L G

Rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm, autobusi i kompanisë “Shpejtimi”, humbi kontrollin duke hyrë në pronën e autosallonit “Xeni” në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Përveç, tre personave të lënduar nga ky vetaksident, u shkaktuan edhe dëme të mëdha materiale ndaj autosallon “Xeni”, raporton Arbresh.info.

Vetë njëri nga pronarët e këtij autosalloni, Shkelzen Bushati, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se vlera e dëmeve që i është shkaktuar nga ky aksident arrin shifrën 200 mijë euro, pa llogaritur këtu dëmet në infrastrukturën rrethuese.

“Faleminderit Zotit, që ky aksident nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por si pasoj e ngasjes së pa kontrolluar  ky është aksidenti i 5-të që shkakton dëme në biznesin tonë, edhe pse nga ne janë marrë të gjitha masat mbrojtëse për të parandaluar situata të tilla. Vetëm nga aksidenti i sotëm, në automjetet e sallonit, janë shkaktuar dëme në vlerën rreth 200.000 euro, duke mos llogaritur këtu dëmet në infrastrukturën rrethuese”, shkruan Bushati.

Ai, u ka bërë thirrje institucioneve gjegjëse që të ndërmarrin masat parandaluese dhe ndëshkuese ndaj vozitësve të pakujdesshëm.

Po ashtu, ai ka paralajmëruar inicim të procedurave për kompensim të dëmit të shkaktuar.

“Si pronar i autosallonit Xeni, do iniciojmë të gjitha procedurat për kompensimin e dëmeve ngase asnjëherë deri me tani përkundër dëmeve të shkaktuara, nuk jemi kompensuar. Në fund ju bëjmë thirrje institucioneve që të ndërmarrin masat parandaluese dhe ndëshkuese ndaj vozitësve të pa kujdesshëm, në mënyrë që të parandalojnë rrezikun për jetën e njerëzve dhe pasojat materiale që e dëmtojnë punën në biznesin tonë”, shkruan pronari i atuosallon “Xeni”.

Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se nga ky vetaksident, kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 03:00, është raportuar aksident trafiku në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një autobusi, në rrethana deri më tani të panjohura, kishte humbur kontrollin mbi autobusin dhe ka goditur gjashtë vetura të parkuara jashtë rrugës. Përveç dëmeve  materiale është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e hetuar rastin”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Arbresh.info.

Postimi i plotë

LEXO EDHE

Vetaksidenti i autobusit të kompanisë “Shpejtimi” me veturat e autosallon “Xeni”, tre persona të lënduar

Të ngjashme