Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar pas takimit me ambasadorin William Walker në prag të 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se është kënaqësi t’i dëgjosh vlerësimet e Ambasadorit për zhvillimin e Kosovës si shtet dhe arritjet tona në vitet e fundit, shkruan Arbresh.info.
“Shkëmbyem kujtime prej 26 viteve që kur që jemi takuar për herë të parë. Kënaqësi t’i dëgjoj vlerësimet e Ambasadorit për zhvillimin e Kosovës si shtet dhe arritjet tona në vitet e fundit, si një nga vendet më demokratike në Evropë.”, ka shkruar Kurti.
Kurti bëri të ditur se në takim ishte i pranishëm edhe Atdhe Hetemi, Drejtori i Institutit për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Me neve ishte edhe Atdhe Hetemi, Drejtori i Institutit për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Bashkë me të, sikurse secili qytetar, i jemi falënderues përherë Ambasadorit për rolin e tij historik e të pazëvendësueshëm në krye të Misionit Verifikues të OSBE-së, për të vërtetën, për dokumentimin e krimeve të luftës që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.”, u shpreh kryeministri.
“Sivjet, kur do ta festojmë një çerek shekull prej çlirimit të Kosovës, shprehim si çdo vit mirënjohjen tonë për të gjithë që kanë kontribuar duke dhënë nga vetja e më së shumti ata e ato që sakrifikuan veten.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...