Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se në përmbyllje e javës ka përfudnuar edhe përgatitjet e tij për javën e ardhshme, të cilën e ka quajtur dinamike.
Në përmbledhjen e tij javorë në Facebook, Lajçak ka njoftuar se në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës pos pjesëmarrjes në disa panele diskutimesh do të zhvillojë edhe takime bilaterale, shkruan Arbresh.info.
“Me përfundimin e javës, unë po përfundoj përgatitjet e mia për javën e ardhshme dinamike, gjatë së cilës do të jem në Davos të Zvicrës, për të marrë pjesë në takimin e 54-t vjetor të Forumit Ekonomik Botëror. Do të marr pjesë në disa panele diskutimesh dhe do të kem takime të shumta dypalëshe”, ka shkruar Lajçak.
Për vizitën në Paris, Lajçak ka shkruar se ka zhvilluar një sërë takimesh të cilat i vlerësoi si “shumë konstruktive dhe thelbësore’.
“Objektivi kryesor ishte sinkronizimi i përpjekjeve me homologët e mi francez dhe vendosja e bazave për muajt në vijim. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme nga Franca në përpjekjet e mia për të lehtësuar dialogun e udhëhequr nga BE dhe për bashkëpunimin e frytshëm që vazhdojmë ta gëzojmë”, ka theksuar Lajçak.
Më tej, ai ka bërë të ditur se të mërkurën ka bërë një informim gjithëpërfshirës për ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, rreth arritjeve në dialog që nga prezantimi i tij i fundit në tetor si dhe për pritshmëritë për vitin 2024.
Lajçak e ka vlerësuar pozitiv faktin se të dyja palët njohën zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës, me ç’rast u shfuqizua plotësisht regjimi i afisheve. Ai e ka quajtur këtë ‘një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit’, derisa ka thënë se është arritur ‘progres i konsiderueshëm edhe në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë’.
Ndryshe, në forumin e Davosit do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka konfirmuar për RTK-në se Lajçak do të ketë takime të ndara me liderët e dy vendeve, por ka përjashtuar si mundësi takimin trepalësh./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...