Google ADS

Statovci-Ramës: Zgjidhje për komunikacionin fillimisht, pastaj sheshet

21:43 | 14 Janar 2024
E.G

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Jeta Statovci ka kritikuar planet e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për transformimin e rrugës “Xhorxh Bush” në shesh.

Me anë të një postimi në Facebook, Statovci u shpreh se plani që Rama shplaosi është projekt i gabuar, sepse sipas saj, do të krijohej paraliza totale e trafikut në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.

“Gjysme mandati shkoi, por qytetari i Prishtines mbetet ende me vizatime 3D, e me probleme më shumë. Plani i kryetarit aktual të Prishtinës që e shpalosi, është projekti më i gabuar i mundshëm sepse ai, do të nënkuptonte paralizën totale të trafikut në Prishtinë dhe poashtu qindra miliona të humbura kot të buxhetit.  Rruga “George Bush” ka qenë një minimum frymëmarrje për komunikacionin, arterie bazike, meqë nuk duhet harruar, se Prishtina është e koncentruar shumë në këtë zonë, si me institucione, me qendra kulturore e arti, me biznese, banim etj. “, ka shkruar ajo.

Sipas saj, do të ishte me interes të prezantoheshin para qytetareve rrugë nëntokësore të makinave që siguron kyçje të rrugës “Luan Haradinaj” me atë “Garibaldi e më tutje me rrugën “George Bush”.

“Vetëm pasi të ishin realizuar këto investime nëntokësore në zhbllokimin e trafikut, do të mund të mendohej për kthimin e asaj pjese në shesh të zgjatur .Sot, qytetaret të shqetësuar biseduan për veshtirësitë e shtuara sëfundmi. Bizneset po mbyllen në atë pjesë, bllokim i mobilitetit në qytet pa rruge të reja, kyçje te reja, apo alternativa te trafikut urban. .”, ka shtuar Statovci.

Deputetja Statovci shtoi se Rama duhet të reflektojë e të mos e bllokojë qytetin.

“Kryetari duhet të reflektojë e të mos e bllokoj qytetin me projekte pa rend, pa analizë e të dëmshme për secilin njeri që përdorë komunikacionin në Prishtinë. E këta të fundit, janë shumë!”, përfundoi ajo.

Ndryshe, disa qytetarë të Prishtinës kanë dalë në rrugën e transformuar në shesh, “Xhorxh Bush” për të protestuar në kërkim të hapjes së saj, një ditë pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama zbuloi projektin për shndërrimin e kësaj zone në bulevard./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Qytetarët protestojnë kundër mbylljes së rrugës “George Bush” nga Komuna e Prishtinës

Të ngjashme