Nëse Serbia dëshiron të jetë pjesë e ndihmës së madhe ekonomike evropiane prej 6 miliardë eurosh, atëherë ajo duhet të zbatojë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.
Prandaj, gjatë paralajmërimeve për krijimin e qeverisë së re, kryeministrja aktuale, Ana Bërnabiq, deklaroi se Kosova do të jetë prioriteti kryesor.
Vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën do të jetë fokusi kryesor i qeverisë së re të Serbisë. Kështu deklaroi për mediat në Beograd, kryeministrja aktuale Ana Brnabiq, e cila paralajmëroi se prioritetet për qeverinë e re, e dalur pas zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor është edhe puna për integrimin evropian.
Zyrtarët qeveritarë ka kohë që paralajmërojnë presione nga Bashkësia Ndërkombëtare ndaj Serbisë, për Kosovën. BE-ja kërkon fillimisht zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve që edhe Serbia të përfitojë nga një plan i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh. Kosova është kusht për integrimet evropiane.
Prandaj njohësit e zhvillimeve vlersojnë se institucionet e reja, do të përballen me kërkesa për zbatimin e marrëveshjes.
“Kosova do të jetë temë përmes zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Do të shfaqet si një temë rreth së cilës duhet të ndërtohet një lloj kompromisi i brendshëm politik, por do të shohim nëse do të jetë i mundur. Prandaj, çështja e integrimeve evropiane duhet të hapet në mënyrë adekuate, sepse zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit do të jetë në një ose tjetër mënyrë i lidhur drejtpërdrejt me procesin e integrimeve evropiane”, tha Bojan Kllaçar nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Beograd.
Në këtë drejtim, kërkesa e parë që do t’i paraqitet Beogradit është përfshirja e Marrëveshjes së Ohrit në kapitullin 35, që është pjesë e procesit negociator të Serbisë me Brukselin. Pas kësaj, e vetmja gjë që pritet janë rezultatet./rtk/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag