Girona dështon të fitoj ndaj Almerias, nga ky rezultat mund të përfitoj Real Madrid

16:12 | 14 Janar 2024
D.H

Girona nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim tek Almeria.

Ndeshja ka përfunduar pa gola 0-0, shkruan Arbresh.info.

Në një  ndeshje të mbyllur me pak raste të krijuara për gol dhe me shumë tension, Girona nuk arriti të marrë fitoren.

Kujtojmë që nga minuta e 80-të, kryesuesit e La Ligas, kanë luajtur me një lojtar më pak.

Pas këtij barazimi Girona kthehet në vendin e parë me 49 pikë pas 20 ndeshjeve, mirëpo me një ndeshje më pak.

Përfitues nga ky rezultat ka qenë Real Madridi i cili ndeshjen e mbetur do të luaj me 1 shkurt ndaj Getafes.

Sfidën e radhës në kuadër të La Ligës Girona luan ndaj Sevillës, ndërsa Almeria luan në udhëtim tek Real Madridi./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme