Google ADS

Ekstradohen në Shqipëri dy persona nga Italia dhe Greqia, ishin pjesë e grupeve kriminale

12:21 | 14 Janar 2024
E.H

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka bërë të ditur se sot janë ekstraduar në Shqipëri dy persona, që ishin pjesëtar të grupeve kriminale.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla tha se po vijon bashkëpunimi i shkëlqyer me Interpolin për gjetjen e personave që janë në kërkim.

Ai përgëzoi Interpol Tirana për bashkëpunimin me njësitet partnere në Itali dhe Greqi.

“Vijon çdo ditë bashkëpunimi i shkëlqyer me Interpol për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Përgëzime Interpol Tirana në bashkëpunim edhe me njësitë partnere në Itali dhe Greqi, lokalizuan, ndaluan dhe sot ekstraduan në Shqipëri dy persona, pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshira në trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike”, ka shkruar Balla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme