Google ADS

“Tre muaj bashkë me Albin Kurtin në burgun e Nishit”, Isak Hoti: E ka humorin e mirë, por në shah ende e sfidojë

12:01 | 14 Janar 2024
E.H

Ish i burgosuri politik, Isak Hoti që ka vuajtur dënimin prej 5 vjet në burgun e Dubravës si i dënuar nga regjimi serb në atë kohë, ka rrëfyer për vuajtjet e tij dhe qëndrimin në një qeli me Albin Kurtin.

Ai për Arbresh.info rrëfen ekskluzivisht për qëndrimin në të njëjtin qeli me tashmë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, bisedat, humorin dhe lojën në shah që kishin zhvilluar bashkë sa ishin në burgun e Nishit për tre muaj.

Hoti e përshkruan Kurtin si një person që di të bëjë humor pa lënduar askënd, si person që të disponon nëse ke rastin të qëndrosh me të.

Por, në shah, ai thotë se gjithmonë ka dalur fitues kundrejt Kurtit, madje është i gatshëm bën thirrje të përballen me një

“Me Albinin kemi qëndruar tre muaj në burgun e Nishit e kam pas në dhomë, saqë e sfidoj edhe tash në shah e kom muajt, e kam këput, por edhe sot e muaj kur të donë. Aty kemi kaluar mjaft mirë me të. Albini është i mirë edhe në humor, ka një humor pa e lënduar dikë dhe me këto vicat që bëhen na ka shti shumë shpesh me kesh. Rasti më interesant me Albinin ka qenë para se me u liruar Albin nga burgu”, rrëfen ai.

Hoti tregon edhe historinë para se kryeministri Kurti të lirohej nga burgu.

Ai thotë se e kishte këshilluar të mos dilte nga burgu, pa e pa nëse ka ndonjë dokument që tregon se po lirohet nga burgu, duke treguar frikën për ndonjë plan për vrasjen e Kurtit nga regjimi i atëhershëm i Serbisë.

Lexo edhe:

Masakra e Dubravës, i mbijetuari: Qëllimi ishte i qartë, ata të vriten nga vetë forcat serbe, për të fajësuar pastaj NATO-n

“Ka qenë 7 dhjetori i vitit 2001 dhomës tonë i erdhi rendi me u pastruar në katin poshtë atje ku ishin dhomat për pastrim, ka qenë një dhomë e madhe ku hynim të gjithë dhe aty ka ndodhur zakonisht që e merrnin dikë dhe e maltretojshin në forma të ndryshme. Në atë ditë e ndalën Albinin i kishin thanë mblidhi teshat se je liruar nga burgu, realisht ky ka qenë i dënuar me 15 vite burg dhe nuk mujshim me e pranu që një njeri i dënuar me 15 vjet burg po lirohet tash. Ne shkuam lart në dhomë me u vesh dhe i thash mos dil, prit njëherë. Naiti i tha mbikëqyrësit të dhomës a ka ndonjë dokument që ky po lirohet nga burgu, ata thanë që kjo nuk është punë e juaja vetëm se ky është i liruar nga burgu”, tregon Hoti.

Ai thotë se nuk e mendoi që Kurti do të dilte i gjallë nga burgu, sepse mendonin që do të veprohej njëjtë si në rastin e Ukshin Hotit.

“Neve na hyni menja e keqe sepse te njëjtën situatë e kishim me Ukshin Hotin, baca Ukë u zhdukë edhe ma nuk e dimë prej datës 16 maj 1999 se ku është. Edhe Albini nuk del dy orë na kanë shkuar tu negociuar. E kemi marrë unë edhe Naiti edhe shkuam deri tek kapia edhe i pamë ata të kryqit të kuq ata na thanë që është në duart të sigurta u gëzuam u përqafëm. Pasi e përcollëm Albinin mu edhe Naitin na kanë rreh goxha shumë”, përfundoi ai./Arbresh.info/ Edona Krasniqi/

Të ngjashme