Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri, Rama: Rol kyç në mbrojtjen e sistemeve tona të informacionit

10:48 | 14 Janar 2024
E.H

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka inauguruar Njësinë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ky është një hap i madh drejt mbrojtjes së botës digjitale teksa theksoi se kjo njësi do të luaj rol kyç në luftimin e kërcënimeve kibernetike, shkruan Arbresh.info.

“Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ekspertizën e specializuar të profesionistëve dhe teknologjinë e avancuar, kjo njësi do të luajë një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme