Google ADS

Antidroga godet rrjetin e trafikantëve në Prishtinë, sekuestrohet sasi e drogës, armë, para e telefona

10:29 | 14 Janar 2024
E.H

Pas një hetimi disa mujor, mbrëmë Policia e Kosovës konkretisht hetues policor të antidrogës kanë realizuar në Prishtinë operacionin policor të koduar “Golfi”, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e sasive të drogës dhe dëshmive të tjera.

Fillimisht në rrugën “Ernest Koliqi” në Prishtinë është ndaluar vetura e tipit BMW, ngjyrë e bardh me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari kryesor me iniciale Y.A. 27-vjeçar, ku gjatë kontrollit të tij në trup i janë gjetur para të gatshme 1100 euro dhe tre telefona (IPHONE), transmeton Arbresh.info.

Të njëjtën kohë njësitet policore kanë zbarkuar në rrugën “Jeronim Derada” tek shtëpia e të dyshuarit të lartcekur dhe në momentin e arritjes tek shtëpia aty afër derës se oborrit ndodheshin dy persona tjerë me inicialet U. G. 25-vjeçar dhe F. Sh. 25-vjeçar, ndërsa me të hyrë brenda oborrit një tjetër i dyshuar me iniciale F.H. 26-vjeçar ka filluar të ik nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqiut një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike me peshë 266.8 gram.

Hetuesit e antidrogës pas disa metrave ndjekje kanë arrit që ta ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin e lartcekur ku gjatë kontrollit të tij është gjet një sprej me mbishkrim “Nato”, një telefon (IPHONE) dhe 120 euro para.

“Gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) janë gjetur dhe sekuestruar provat/dëshmitë si në vijim :

• 10 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (590.6) gram.
• 1 qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (12.29) gram.
• 1 qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1.75) gram.
• 1 qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë (0.39) gram.
• 14 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (25.2) gram.
• 1 armë zjarri me një karikator dhe tre fishek.
• 1 qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gram.
• Dy peshore digjitale të cilat shërbejnë për matje në sasi të vogla.
• Para të gatshme (56.90) euro.
• 15 copë fishek.
• Dy këllëfë të revoles.
• 1kuti e armës me mbushës dhe një karikator .
• Nëntë telefona celular”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim:

• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr).
• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.)
• Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2gr.
• Një granatë dore”, thuhet tutje në njoftim.

Në vend të ngjarjes ka dalë forenzika rajonale e Prishtinës, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive të gjetura si prova materiale.

Në kuadër të këtij operacioni është kontrolluar edhe një banesë në rr. “Bedri Berisha” në Prishtinë, por nuk është gjetur diçka e dyshuar.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë derguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të antidrogës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme