Google ADS

Goditen me veturë dy zyrtarë policor në veri të Mitrovicës, i dyshuari në arrati

08:50 | 14 Janar 2024
E.H

Dy zyrtarë policor janë godit me veturë në rrugën “Kollashini” në Mitrovicën e veriut, pasi shoferi nuk i është bindur urdhrave për tu ndal, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i njëjti ka godit edhe veturën e policisë, ndërsa zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.

I dyshuari, më pas ka braktisur veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substanca narkotike e llojit marihuanë.

“Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri / 13.01.2024 – 12:35. Njësia policore ka tentuar të ndalojë një veturë mirëpo, drejtuesi i veturës nuk është ndalur dhe gjatë ikjes i ka goditur dy zyrtarë policorë si dhe veturën zyrtare të policisë. I dyshuari kosovar/s ka braktisur veturën dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Po ashtu gjatë kontrollit në veturën e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme