Mot i vranët dhe me diell, temperatura minimale minus 8

06:59 | 14 Janar 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për ditën e sotme në vendin tonë do të jetë moti i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius.

Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi i verilindjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme