Ushtarët e KFOR-it i trajnojnë anëtarët e Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit

17:35 | 13 Janar 2024
R J

Së fundmi është zhvilluar një kurs bazë të Shpëtimit të Jetës në kampin Bondsteel nga Anëtarët e Regjimentit 1-126 të Aviacionit dhe anëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Anëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim morën pajisje për të përmirësuar aftësitë e tyre nga ekipi RC-Easts Civil Military Cooperation (CIMIC) dhe kontingjenti kanadez.

“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në komunikatën e KFOR-it./Arbresh.info/

Të ngjashme