Manchester City dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë kanë njoftuar sot nisjen e një shkolle futbolli të Manchester City në Durrës, e cila pritet të hapet në vjeshtën e vitit 2024.
Kryeministri Edi Rama ndërmjet ka reaguar në Facebook se tashmë zyrtarizimi i fillimit të rrugëtimit të shkollës së kampionëve të Manchester City-it të Shqipërisë është një lajm i bukur.
“Procesi është gati pas një pune të përbashkët dhe projekti i kampusit është gati gjithashtu. Brenda pranverës do të hapim kantierin në Durrës, ku do të kemi një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it nëpër botë”, shkruan kryeministri Rama./Arbresh.info/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...