Google ADS

Përurohet busti i William Walker në Viti, Haliti: Zoti e bekoftë popullin amerikan

16:27 | 13 Janar 2024
R J

Sot në Komunën e Vitisë është bërë përurimi i bustit të ish-ambasadorit të OSBE-së dhe diplomatit amerikan, William Walker.

Poashtu, atij i është dhënë edhe çelësi i qytetit.

Kryetari i  Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së fundmi ka shkruar një status në Facebook, ku është shprehur se Vitia dhe e gjithë Kosova duhet të ndihen të nderuar për prezencën e ish ambasadorit të SHBA-së në misionin e OSBE-së dhe diplomatin e njohur amerikan, William Walker.

Postimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë
Sot Vitia dhe e gjithë Kosova duhet të ndihet e nderuar, pasi që kishim mysafir mikun tonë të madh të Kosovës, ish ambasadorin e SHBA-së në misionin e OSBE-së dhe diplomantin e njohur amerikan, William Walker.  Me këtë rast me propozimin tim por edhe me votat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të Vitisë e shpallëm atë “Qytetar nderi të Vitisë” duke i dorëzuar atij jo vetëm vendimin e Kuvendit por edhe çelësin e qytetit dhe duke zbuluar bustin e tij.
Ju jemi mirënjohës përjetësisht  ambasadorit Walker për punën e tij që ka bërë dhe po bënë për Kosovën vazhdimisht! Zoti bekoftë popullin amerikan!”, shkroi Haliti./Arbresh.info/

 

LEXO EDHE:

William Walker shpallet qytetar nderi nga Komuna e Vitisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme