Një shtetas serb, i cili punon si ekspert i IT është arrestuar pasi është akuzuar për spiunazh ndaj Shërbimit Informativ të Shqipërisë.
Sipas mediave serbe, hetimet dhe mbledhja e provave materiale ndaj D.R, pjesëtarët e BIA-s gjetën një aparat fotografik dhe një panel diellor që furnizonte kamerën, si dhe një kartë SD.
Ai dyshohet se ka spiunuar në Serbi për Shërbimin Informativ të Shqipërisë (SHISH). Kamera dhe paneli diellor janë gjetur në afërsi të fshatit Karadak, afër Rashkës.
Me kamerën e lartpërmendur, i dyshuari D.R ka filmuar lëvizjet e forcave të sigurisë serbe, kryesisht të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë. Po ashtu thuhet se anëtarë të BIA-s zbuluan dhe shkatërruan një tjetër rrjet spiunazhi në territorin e vendit Serbisë.
Me një rrjet bashkëpunëtorësh të tij që nga viti 2022, D.R, me një rrjet bashkëpunëtorësh të tij, për Shërbimin Informativ Shtetëror të Shqipërisë, SHISH, ka mbledhur të dhëna për anëtarët individualë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë dhe serbët nga Kosova.
Sipas mediave serbe, ai që disa raste ka filmuar edhe lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës./Arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...