Google ADS

William Walker shpallet qytetar nderi nga Komuna e Vitisë

14:45 | 13 Janar 2024
E.K

Komuna e Vitisë ka shpallur qytetar nderi, ish-ambasadorin e OSBE-së, dhe diplomatin, William G. Walker.

Kontributi i Walker u vlerësua lart dhe u konsiderua i veçante në këtë komunë, ku përveç nga kryetari i kësaj komune dhe zyrtarët komunalë u prit edhe nga qytetarët.

Pas kësaj, pritet të ketë një ceremoni për zbulimin e një busti të Walkerit.

Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, tha se ambasador Walker vazhdon të jetë mbështetës i zhvillimit në rajon dhe një kritik i ndjeshëm i shkeljes së të drejtave të njeriut.

Tutje, ai tha se kontributi i tij është vlerësuar si një pjesë e rëndësishme e një shtet ndërtimi të një shoqërie demokratike dhe multietnike në Kosovë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme