Tajvani me president të ri, kundërshtar i ashpër i Kinës

14:14 | 13 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Presidenti i ri tajvanez është Lai Ching-te i partisë në pushtet DPP, i cili ishte njohur për mbrojtjen e identitetit të veçantë të Tajvanit dhe refuzimin e pretendimeve territoriale të Kinës.

Kandidati i partisë kryesore opozitare të Tajvanit Kuomintang (KMT), Hou Yu-ih, ka pranuar humbjen në zgjedhje.

Partia Progresive Demokratike e Lait, e cila mbron identitetin e veçantë të Tajvanit dhe hedh poshtë pretendimet territoriale të Kinës, kërkoi një mandat të tretë, të paprecedentë në sistemin aktual zgjedhor tajvanez, raporton BBC.

Lai u përball me dy kundërshtarë për presidencën – Hou i KMT dhe ish-kryebashkiaku i Taipeit, Ko Wen i Partisë së vogël Popullore të Tajvanit, e themeluar vetëm në vitin 2019.

Duke folur me gazetarët në qytetin jugor të Tainanit përpara votimit, Lai inkurajoi njerëzit të votojnë.

“Çdo votë vlerësohet, sepse kjo është demokracia e Tajvanit e fituar me vështirësi”, tha ai.

Në prag të zgjedhjeve, Kina e ka akuzuar vazhdimisht Lain si një separatist të rrezikshëm dhe ka refuzuar me këmbëngulje ftesat e përsëritura për bisedime.

Gjatë fushatës, Lai theksoi se ai “është i përkushtuar për të ruajtur paqen në të gjithë ngushticën e Tajvanit dhe për të forcuar mbrojtjen e ishullit”.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme