Federata e Futbollit e Kosovës ka rekrutuar 64 gjyqtarë të rinj të futbollit në të dyja gjinitë, pas një procesi të rekrutimit në të gjithë vendin.
Komisioni i Gjyqtarëve në FFK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në bazë të planit të aktiviteteve vjetore ka vazhduar rekrutimin e gjyqtarëve të rinj dhe avancimin e atyre aktual në të gjitha regjionet e Kosovës.
“Pas shpalljes për rekrutim të gjyqtarëve të rinj nga të gjitha regjionet dhe trajnimit bazik të ndjekur nga ta në regjionet përkatëse, Komisioni i Gjyqtarëve ka përfunduar me sukses testimet finale për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj. Në të njëjtën kohë, testimeve dhe vlerësimeve u janë nënshtruar edhe gjyqtarët aktual për t’u avancuar në kategori më të larta. Nga këto testime është bërë rekrutimi i 64 gjyqtarë të rinj dhe janë avancuar 62 të tjerë nga kategoria e katërt në kategorinë e tretë, ndërsa 19 gjyqtarë të tjerë janë avancuar nga kategoria e tretë në të dytën”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se Komisioni vazhdimisht bën rekrutimin e gjyqtarëve, në mënyrë që të mbulojë të gjitha ndeshjet me gjyqtarë dhe t’i përgjigjet masovizimit që po ndodh me futbollin në Kosovë./rtk
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...