Kamerat me inteligjencë artificiale në Prishtinë, Hoxhaj ngre shqetësimin se pamjet mund të përdoren për shantazhe

13:01 | 13 Janar 2024
K.B

Eksperti i Mbrojtjes së Privatësisë, Mentor Hoxhaj, në një intervistë për Arbresh.info ka folur në lidhje me vendimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për vendosjen e kamerave me inteligjencë të lartë artificiale në Prishtinë.

Ai ka shprehur shqetësimin se mund të shkelet privatësia e qytetarëve, me ç ‘rast ka potencuar se në rast se këto kamera nuk janë të kontrolluara siç duhet, pamjet që nxirren nga to mund të përdoren për shantazhe e kërcënime.

“Padyshim që pres se sistemi i vëzhgimit me kamera do ta rrisë sigurinë, por përvoja jonë e vogël shtetërore tregon që jo rrallë pjesët e përgjimeve, pjesët e vëzhgimeve nuk shërbejnë për ndjekje penale, por shërbejnë kryesisht për kanosje dhe shantazhe”, tha Hoxhaj.

Ai kërkoi që monitorimi i këtyre kamerave të bëhet në mënyrë transparente.

“Vëzhgimi me kamera duhet të jetë në harmoni e legjislacionin vendor, të jetë transparent dhe i kontrollueshëm, sepse nëse do të ndërtohet një sistem i cili është i pakontrollueshëm dmth se çdo kush do të ketë mundësi t’i kontrollojë ato video, të marrë imazhe dhe ato të përfundojnë në duar të gabuara, për kërcënime dhe shantazhe”, theksoi tutje eksperti i Mbrojtjes së Privatësisë.

Mes tjerash, ai mori shembull edhe kamerat e vendosura në Londër dhe monitorimin e tyre.

“Londra është një ndër qytetet e cila është më së shumti e mbuluar me kamera dhe nëse marrim për shembull praktikën e Londrës, në Londër nuk ruhet vëzhgimi me kamera më shumë se një muaj, për kundër faktit që në legjislacionin tonë vendorë mund të ruhen deri në gjashtë muaj. Praktikat ndërkombëtare tregojnë që sistemi i vëzhgimit me kamera mund të ndikojë pozitivisht në parandalimin e veprave penale, në identifikimin e personave që kanë kryer vepra penale dhe në ndalimin e tyre”, deklaroi Hoxhaj/Arbresh.info/Rreze Sylhasi/

Intervistën e plotë mund ta ndiqni këtu:

LEXO EDHE:

Eksperti i Mbrojtjes së Privatësisë: Pjesë e vëzhgimit nga kamerat me inteligjencë artificiale të jenë vetëm personat që kanë kryer vepra penale

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme