Rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë vazhdon të jetë e mbyllur për autobusë dhe vetura, pas zgjerimit të sheshit deri tek katedralja dhe kjo ka krijuar probleme në trafik dhe kolona të gjata.
Të dielën, më 14 janar, do të mbahet një protestë e organizuar nga “Vrojtuesit e Lagjes”, në përpjekje për të ndryshuar situatën e krijuar pas mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”.
Disa qytetar kanë shprehur mendimet e tyre rreth mbylljes së kësaj rruge, dhe gjithashtu kanë folur dhe për protestën që do të mbahet të dielën për këtë çështje.
Një qytetar është shprehur se kjo protestë është me vend, dhe duhet të gjithë të marrin pjesë, pasi që mjafton sheshi dhe nuk ka qenë e nevojshme zgjatja e sheshit.
“Kjo protestë bash me vend është, duhet me marrë pjesë i madh e i vogël, se është e pa nevojshme, ka shesh boll këtu, po duhet me u sjellë me kerr, për me i dërgu fëmijët në shkollë, komunikacioni është bllokuar, se duhet me u ngjitë gati me dal tek Bregu i Diellit për me shku në Vranjevc për shembull”, u shpreh ai.
Një qytetar tjetër ka thënë se sheshi është i mjaftueshëm dhe kritikon kryetarin Rama, pasi që sipas tij, nuk ka punuar asgjë tjetër, ai shpreson se rruga do të hapet sa më shpejtë.
“Shesh ka mjaftueshëm, s’ka nevojë me e mbyllë, se sen tjetër s’ka bo, shesh ka mjaftueshëm, rruga duhet me u hap sa më shpejtë”, thotë ai.
Mirëpo një qytetar është shprehur se e përkrahë vendimin e Përparim Ramës, pasi që shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk janë qendrat e qytetit për t’u shëtitur me veturë.
“Sa i përket sheshit, kjo është diçka ideale, unë bile e kisha përkrahë Përparim Ramën, me e bo deri tek Rrethi i Flamurit, shqiptarët duhet njëherë e përgjithmonë ta kuptojnë se nuk janë qendrat e qytetit për me u shëtit me veturë dhe me shit poza”.
Tutje ai shton se sheshi është i nevojshëm, dhe kërkon që të zgjerohet deri tek Rrethi i Flamurit.
“Sheshi nuk është i mjaftueshëm, kryeqyteti duhet të ketë shesh sikur në të gjitha vendet, në Kroaci sheshi është shesh, jo me shesh me hi me veturë, dhe unë e përkrahi kryetarin që me e zgjeru deri te Rrethi i Flamurit, kuptohet le të punojnë, le t’i bëjnë nënkalimet, jo sikur kjo që ka mbetur tash te fakulteti filozofik, ai nuk ka nënkalim, nuk po munden me u parku veturat, duhet me punu në atë drejtim me bo nënkalime, që me funksionu edhe ata”, shton ai.
Kujtojmë se Protesta do të fillojë në orën 12:00 dhe do të mbahet në mënyrë paqësore./Arbresh.info/Rita Jakupi/
LEXO EDHE:
Rama sot prezanton projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”
Nesër protestë për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush”: Nuk jemi popull dele
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...