Shumë afër finales ka ndërprerë rrugëtimin në Big Brother Vip Kosova, këngëtarja Lindita Halimi.
Në një nominim me Shqipen, Bucin, Adrin dhe Ilirianën, Linda u eliminua, duke i dhënë kështu fund kësaj aventure.
Ajo nuk pati një biletë të kthimit.
Ndërsa edhe mbrëmë Prime, u shoqërua me debate të shumta mes banorëve, shkruan Arbresh.info
Pas përplasjes dhe shprehjeve jo të hijshme të Edonës karshi banorëve të tjerë, posaçërisht ndaj Albës dhe Blerandos, në Big Brother VIP Kosova, “Vëllai i Madh” i ka dhënë një sfidë interesante asaj.
Kësisoj, gjatë tërë fundjavës, Edona do të duhet që Blerandos dhe Albës t’i jap vetëm komplimente.
Gjithashtu është transmetuar një klip me rrëfimin e historisë së Ardit për jetën e tij.
Ai pas klipit e falënderoi publikisht Mirdonin, shokun e tij që e ka ndihmuar në rrugën e tij si këngëtar dhe sukseset që i ka arritur në karrierë.
“Muzika nuk është vetëm bekim është edhe një farë ‘mallkimi’ në thonjëza që nuk mundesh të qëndrosh pa të”.
“E falënderoj Mirdonin, pa të nuk mund të isha marrë me muzikë, pa u takuar me Mirdonin nuk e besoj se do të vazhdoja në muzikë, ka qenë shumë e vështirë të vazhdoj të punoj me vëllanë tim, Mirdonin, që e kam edhe shok”, ka thënë Ardi.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...