Po vazhdojnë raportimet për deponime të parave të falsifikuara në bankat e Kosovës.
Tri raste të tilla janë bërë të ditura së fundmi përmes raportit të Policisë së Kosovës, njëri në Prishtinë, tjetri në Fushë – Kosovë, dhe një tjetër në Gjilan, shkruan Arbresh.info.
Një zyrtar nga një bankë në Prishtinë ka raportuar për 3676€ bankënota dhe monedha metalike që dyshohet të jenë te falsifikuara.
“Prishtinë, 12.12.2023-22.12.2023. Me 12.01.2024 ankuesi mashkull kosovar zyrtar për menaxhimin e parasë në bankë ka dorëzuar 3676€ bankënota dhe monedha metalike që dyshohet të jenë te falsifikuara. Sipas ankuesit dyshohet se te njëjtat janë deponuar në bankë nga disa kompani vendore dhe një person i panjohur. Rasti mbetet nën hetime”, shkruhet në raport.
Rastin tjetër në Fushë – Kosovë e ka raportuar një grua, ku bëhet fjalë për 532 monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
“Rr.Nëna Terezë-Fushë Kosovë 13.11.2023-10.01.2024. Me 12.01.2024 ankuesja femër kosovare arkëtare në bankë, ka deklaruar se janë deponuar gjithsejtë 532 monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti mbetet nën hetime”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.
Ndërkaq, në Gjilan janë deponuar 400 euro të falsifikuara në bankomatin e një banke.
“Rr. Esat Berisha, Gjilan 12.01.2024-15:00. Ankuesja femër kosovare, arkëtare në bankë, ka deklaruar se në bankomatin e bankës nga një klient janë deponuar gjithsejtë 700€, prej tyre janë 400€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti mbetet nën hetime”, njofton Policia./Arbresh.info/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...