“Qytetarët s’do t’i ndal asnjë rritje page”, nuk pritet të ketë ngritje të pagave edhe pas liberalizimit

08:52 | 13 Janar 2024
K.B

Nuk do të ketë lëvizje për ngritje të pagave edhe pas liberalizimit.

Kështu shprehen njohësit e çështjeve të ekonomisë.

Ekonomisti, Burim Berisha për Arbresh.info thotë se nga ajo që shihet deri më tani s’ka lëvizje fare të dukshme të pagave.

“Nga ajo që shihet deri tani nuk ka ndonjë lëvizje të dukshme të pagave apo fare nuk ka lëvizje. Në këtë drejtim as nga ana e qeverise nuk ka lëvizje, ende zyrtare paga minimale në Kosovë është 130 deri në 35 vjet dhe 170 mbi 35 vjet”, thotë Berisha.

Sipas tij, shumë prej bizneseve në Kosovë nuk janë të shqetësuar për faktin se do të mbesin pa punëtorë, por për konsumatorët.

“Kjo dmth që edhe pas liberalizimit paga të deklaruara në ATK mund të ketë me 130 dhe 170 euro për punëtorin Kosovarë. Kurse sektori privat është në pritje se çfarë mund të ndodhë në ditët në vijim deri në mars. Këto biznese shumë më shumë janë duke u shqetësuar për konsumatorët që nuk do ti kenë se punëtorët”, shprehet njohësi i ekonomisë.

Ai thotë se nëse do të kishte shqetësim shumë biznese edhe para 2 apo 3 muajve do të fillonin rritjen e pagave.

“ Punëtorët profesional janë shqetësim si për biznesin dhe institucionet publike, kurse për punëtorët e zakonshëm nga ajo që vërehet deri më sot s’ka ndonjë shqetësim. Nëse do të kishte shqetësim shumë biznese edhe para 2 apo 3 muajve do të fillonin rritjen e pagave”, thekson ai.

Berisha gjithashtu mendon se qytetarët që kanë dëshirë për tu larguar nuk do t’i ndal asnjë pagë.

“Por jo nuk ka pas lëvizje, ose ato lëvizje kanë qenë të vogla. Bizneset shumica janë nisur edhe nga ajo që ata që kanë dëshirën mu largu nuk do ti ndalë asnjë pagë e kushteve Kosovare. Kështu që për momentin shumë biznese janë tu vepruar sot me punëtorët tu pa tu bë. Që mos të ketë veprime para se me ndodh situata”, tregon Berisha.

Për gjithë këtë sipas Berishës, fajtor është Qeveria e Kosovës, e cila nuk i ka parapri veprimeve qeveritare si në subvencionim të një pjese të pagave.

“Për këtë fajtor është edhe qeveria që nuk i ka parapri veprimeve qeveritare si në subvencionim të një pjese të pagave, vazhdimit të super punës me paga më të mëdha, numër më të madh të lejuar të punëtorëve në super puna, e jo vetëm nga 1 deri në 10 punëtor të punësuar, si dhe në ngritjen e pagës minimale në 350 euro”, shprehet ai.

Krejt në fund, ai thotë se liberalizimi te shumë biznese kosovare nuk do të ketë efekte se shumica e bizneseve janë tregtare.

“Liberalizimi te shumë biznese Kosovare nuk do të ketë efekte se shumica e bizneseve janë tregtare, në biznese tregtare mund të punojnë çdo kush, nuk kërkohen profesionistë, ne nuk kemi ndonjë sektor të rëndësishëm prodhues apo industrial që janë të varur nga profesionistët dhe ekspertët e fushave prodhuese e përpunuese”, përfundon ai.

Për dallim nga Berisha, ndryshe mendon ekonomisti Milazim Abazi.

Ai shprehet se liberalizimi i vizave do të ndikojë pozitivisht në Kosovë, dhe nuk do të ketë pasoja negative në ekonomi, ndërsa thotë se punëtorët kosovar edhe para liberalizimit kanë shkuar në vendet perëndimore.

“Unë mendoj se liberalizimi i vizave, i pritur kaq gjatë do të ndikoj pozitivisht në përgjithësi në Kosovë dhe nuk do të ketë pasoja negative në ekonominë e Kosovës. Punëtorët kosovar edhe para liberalizimit kanë shkuar në perëndim mesatarisht 50-70 mijë në vit”, thotë Abazi.

Ndër të tjera, ai shton se bizneset kosovare kanë qenë të vetëdijshme se një pjesë e punëtorëve do të largohen, duke përmendur ata që punojnë në gastronomi dhe në ndërtimtari.

“Bizneset kosovare kanë qenë të vetëdijshëm se një pjesë e punëtorëve do të largohen, sidomos ata që punojnë në gastronomi dhe në ndërtimtari dhe kanë marrë masa ose do të marrin në drejtim të ristrukturimit të punëtorëve, përmirësimit teknologjik të punës si dhe rritjes së efikasitetit të punëtorëve ekzistues duke i stimuluar me pagë më të mirë dhe shpërblime tjera”, thotë ai, gjatë një prononcimi për Arbresh.info

Abazi mendon se punëtorët kosovar duhet të vetëdijesohen, pasi sipas tij pa kontribut më të madh në punë nuk do të ketë as shpërblime të mëdha.

Ndërsa, liberalizimin e vizave thotë se e sheh në prizmin pozitiv.

“Por punëtoret kosovar duhet të vetëdijesohen sa pa kontribut më të madh në punë nuk do të ketë as shpërblime më të mëdha, kështu që edhe ata vet do të përmirësohen në kuptimi të rritjes së produktivitetit të punës dhe shërbimet dhe në kursimet e materialeve. Pra unë e shoh liberalizimin e vizave në prizmin pozitiv”, thotë Abazi.

Kujtojmë se qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024 do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e zonës Schengen.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/

Të ngjashme