Disa qytetarë kanë paralajmëruar protestë më 14 janar për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Në posterët për protestën shihet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ka një mbishkrim:
“Ne nuk jemi popull dele që pranon të heshtë në prani të sfidave dhe problematikave të kryeqytetit tonë”.
Rruga “Xhorxh Bush” është shndërruar në shesh për këmbësorë dhe vijon të jetë e mbyllur tash e disa muaj për autobusë dhe vetura.
Ndërsa sot, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të prezantojë projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”.
Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media, njofton Arbresh.info
Rama pritet ta bëjë këtë prezantim me fillim nga ora 11:00, në Sallën e Mediave në Komunën e Vjetër.
“Po bëhet nami” – Sara i tregon Drilonit informacione nga ja...
Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në QKUK
Serbët në Kosovë festojnë Krishtlindjen Ortodokse
Pas interesit të Trump për të “blerë” Groenlandën, djali i t...
Policia shqiptoi 1853 gjoba trafiku për 24 orë
Biden takohet me familjet, nderon viktimat në Nju Orlins