A mund të rikthehet në Francë Kean?

21:20 | 12 Janar 2024
K.B

Rennes raportohet se po konsideron një lëvizje huazimi për Moise Kean, i cili po lufton për minutat e tij te Juventusi.

Pas një huazimi të shkurtër në Paris Saint-Germain, italiani mund të bëjë një rikthim të papritur në Ligue 1.

“Ouest-Franca” raporton se Rennes po shqyrton seriozisht një lëvizje për Kean, i cili nuk ka arritur të shënojë për Juventusin që kur u kthye në Itali nga Evertoni, gjatë verës.

Sulmuesi mund të largohet nga “Zonja e Vjetër” në formë huazimi këtë muaj, me klubin francez që po vlerësohet si një kandidat serioz për të nënshkruar me 23-vjecarin.

Vangelis Pavlidis i AZ Alkmaar është gjithashtu një objektiv i “Les Rennais”.

Sulmuesi grek ka shënuar 22 gola në 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, megjithatë Rennes do të përballet me konkurrencë të konsiderueshme nga klubet e tjera evropiane./lajminet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme