Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se nuk ka pagë që paguan jetën e ushtarit dhe primare është shërbimi ndaj atdheut.
Kështu është shprehur ai në TV Dukagjini, ku po diskutohej lidhur me armatosjen e FSK-së me armët “Javelin” dhe rikthimin e “Defender” në Kosovë pas përjashtimit.
Arsyja e blerjes së këtyre llojeve të armatimit sipas tij bëhet për t’u trajnuar dhe përdorur në rast se kërkohet dhe në rast se është nevoja për t’u përdorur.
“Pjesë e parandalimit të luftës është përgatitja për luftë dhe ne e përgatisim Forcën tonë që të jetë e gatshmë të mbrojë territorin dhe sovranitetin e vendit tonë dhe të kontribuojë në misione paqeruajtëse krahas aleatëve tanë”, ka shtuar ai.
“Pranimi i kërkesës për “Javelin” është një lajm shumë i rëndësishëm për vendin tonë, veçanërisht për ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së. Ne kemi një program bashkëpunimi me ShBA-të, programin FMS që është program qeveritar përmes të cilit në prokurojmë pajisje, sisteme të armatimit dhe automjete nga ShBA-të duke shfrytëzuar bashkëpunimin me departamentin e mbrojtjes”, ka thënë Maqedonci.
Tutje, ministri Maqedonci ka thënë se në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka ende pjestarë të komunitetit serb edhe përkundër presioneve që kanë nga jashtë.
“Kosova do të jetë sërish nikoqire e ushtrimit ushtarak ndërkombëtar ‘Defender Europe’ në vitin 2025”, ka shtuar ai.
Pjesëmarrja në këtë ushtrim paraqet një angazhim të rëndësishëm për forcën ushtarake të Kosovës dhe një mundësi për të forcuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë.
Ndryshe, “Defender Europe” është një ushtrim i madh me pjesëmarrje të shumë vendeve, dhe kthimi i Kosovës si nikoqire shënon një hap të rëndësishëm në përfshirjen e saj në strukturat ushtarake dhe të sigurisë ndërkombëtare.
Edhe pse Kosova ishte një nga vendet nikoqire të kësaj stërvitjeje në vitin 2023, ajo nuk mundi ta çonte deri në fund aktivitetin, pasi, më 30 maj, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se “për Kosovën, ato stërvitje kanë marrë fund”.
Ky ishte ndëshkimi i parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën kundër Kosovës për, siç ishte thënë, injorimin e këshillave të tyre për të shmangur rritjen e tensioneve në veri.
Në veri – komunë me shumicë serbe, për ditë me radhë banorët lokalë protestuan kundër kryetarëve shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, dhe u krijuan tensione të mëdha.
Tensionet kulmuan më 29 maj, kur protestuesit u përleshën me pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Zveçan. Dhjetëra njerëz në të dyja anët mbetën të plagosur.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përjashtimin e Kosovës nga stërvitja më e madhe e aleatëve të NATO-s në Ballkan, e njohur si “Defender Europe 2023” e kishte cilësuar si të padrejtë.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...