Balla për Policinë e Shtetit: Zbulimi i kriminelëve është testi i besimit të qytetarëve

17:02 | 12 Janar 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka falënderuar drejtorin e Përgjithshëm të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Forcës “Renea”, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë bërë një punë të rëndësishme hetimore.

Balla thotë se Policia e Shtetit e di fare mirë se zbulimi i autorëve dhe çdo personi tjetër të përfshirë në çdo ngjarje kriminale si ajo e para pak ditëve në Vlorë, është testi i besimit të qytetarëve.

“Policia e Shtetit e di fare mirë se zbulimi i autorëve dhe çdo personi tjetër të përfshirë në çdo ngjarje kriminale, si ajo e para pak ditëve në Vlorë, është testi i besimit të qytetarëve. E vlerësoj angazhimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Forcës Kombëtare të Sigurisë, Forcës “Renea”, Drejtorisë vendore të Policisë, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë bërë një punë të rëndësishme hetimore”, shkruan Balla në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme