Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është rritur numri i personave të prekur nga gripi sezonal, duke kaluar kështu pragun epidemik.
MSH-ja bën thirrje për kujdes të shtuar dhe që qytetarët të konsultohen me mjekun familjar.
Postimi i plotë i MSH-së:
Situata epidemiologjike me gripin sezonal
📊 Sipas të dhënave të fundit nga IKSHPK dhe nga institucionet shëndetësore, intensiteti i gripit sezonal sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024, paraqitet me aktivitet më të lartë të qarkullimit dhe krahasuar me javën paraprake ka shënuar rritje dhe e kalon pragun epidemik.
Si rrjedhojë apelojmë për vigjilencë të shtuar!
Në rast simptomash të gripit konsultoni mjekun familjar për këshilla dhe trajtim të duhur.
Masat e rëndësishme për parandalim:
1. Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni;
2. Praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët;
3. Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme;
4. Ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, kryesisht vitaminoz dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishëm.
Kujdes i shtuar për grupet më të rrezikuara:
Është veçanërisht e rëndësishme që grupet si: Personeli shëndetësor, gratë shtatëzëna, fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, të kenë kujdes më të shtuar gjatë sezonit të gripit.
Vaksinimi – mbetet mbrojtja më efikase:
Qysh në fillim të tetorit 2023 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale.
Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër gripit.
Vaksinoheni një herë për të qenë të mbrojtur gjatë tërë sezonit kur gripi është më i shprehur.
Ju lutemi të ndiqni këshillat e mësipërme për të mbrojtur veten dhe të tjerët!/Arbresh.info/
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...