Çdo person është ndjerë të paktën në një moment të jetës së tyre i vetmuar. Ju ka munguar një person për të biseduar me të, për të shkuar në kinema…
Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Kur ne ballafaqohemi me vetminë nuk dimë se si të reagojmë.
Disa njerëz kanë pagjumësi dhe fillojnë të besojnë se vetmia është fati i tyre. Trupi ynë gjithashtu reagon ndaj ndryshimeve në jetën tonë.
Si ndryshon trupi dhe mendja kur ne ndihemi të vetmuar?
Jeni gjithmonë të uritur
Shumica e njerëzve hanë shumë kur kanë probleme ose kur ndihen të shqetësuar. Mundësisht hanë ushqime jo të shëndetshme, si picat ose sufllaqet. Ata nuk mund ta kontrollojnë këtë gjë dhe ndihen mirë për një periudhë të shkurtër kohe, por më pas kanë një uri më të madhe.
Shkencëtarët zhvilluan një studim për të parë lidhjen mes hormonit të urisë dhe vetmisë. Ata gjetën se njerëzit që e konsiderojnë veten të vetmuar kanë një rritje të urisë dhe janë gjatë gjithë kohës të gatshëm për të ngrënë çdo gjë.
Kaloni shumë kohë duke blerë gjëra online
Shenjat e vetmisë nuk janë të qarta. Një studim tregoi se njerëzit që janë në këtë fazë të jetës duan të blejnë me patjetër diçka. Ata janë me të fokusuar në gjërat materiale për të mbushur boshllëkun e tyre.
Nuk keni ëndrra dhe nuk ndiheni të lumtur për të tjerët
Vetmia afatgjatë mund të shoqërohet nga një gjendje depresive. Njerëzit thjesht nuk ndihen më të lumtur. Ata duhet të bëjnë çdo gjë për të dalë nga kjo gjendje.
Njerëzit që e kanë kaluar këtë situatë rekomandojnë të mësoni të lumturoheni për njerëzit e tjerë, pasi kjo gjë mund t’ju gëzojë edhe juve.
Nuk jeni asnjëherë e relaksuar
Njerëzit që janë gjithmonë të vetmuar kanë një aftësi qesharake për të qenë jashtëzakonisht të vëmendshëm. Teoria se kur njerëzit janë vetëm janë më pak të kujdesshëm, është plotësisht e rreme.
Kur një njeri është vetëm, ata mbështeten vetëm në vetvete. Kjo situatë krijon në trurin e tyre një skenar të keq ku vetëm gjëra negative ndodhin. /Telegrafi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...