Google ADS

Afrika e Jugut i bënë thirrje Gjykatës së Lartë të urdhëroj Izraelin të ndërpresë operacionet ushtarake në Gaza

23:21 | 11 Janar 2024
E.H

Plani i Izraelit për të “shkatërruar” Gazën vjen nga “niveli më i lartë i shtetit”, ka dëgjuar gjykata e lartë e OKB-së.

Pretendimet u bënë nga avokatët e Afrikës së Jugut teksa paraqiti rastin e tij duke akuzuar Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, transmeton Arbresh.info

Afrika e Jugut gjithashtu i bëri thirrje gjykatës që të urdhërojë Izraelin të ndërpresë operacionet ushtarake në Gaza, raporton BBC.

Izraeli – i cili do të paraqesë mbrojtjen e tij të premten – i ka hedhur poshtë me forcë akuzat si “të pabaza”.

Gjykata do të japë vetëm një opinion mbi pretendimin për gjenocid, megjithëse është duke u vëzhguar nga afër.

Tembeka Ngcukaitobi, një avokate për Gjykatën e Lartë të Afrikës së Jugut, i tha GJND-së se “qëllimi gjenocidal” i Izraelit ishte i dukshëm “nga mënyra se si po kryhet ky sulm ushtarak”.

“Synimi për të shkatërruar Gazën është ushqyer në nivelin më të lartë të shtetit,” tha ai.

“Çdo ditë ka humbje të pariparueshme të jetës, pronës, dinjitetit dhe humanizmit për popullin palestinez,” i tha gjykatës Adila Hassim, gjithashtu përfaqësuese e Afrikës së Jugut.

“Asgjë nuk do t’i ndalojë vuajtjet, përveç një urdhri nga kjo gjykatë”, shtoi ajo.

Në provat e paraqitura përpara seancës dëgjimore, Afrika e Jugut tha se veprimet e Izraelit kishin “qëllim për të shkaktuar shkatërrimin e një pjese të konsiderueshme të grupit kombëtar, racor dhe etnik palestinez”.

Izraeli do të ofrojë mbrojtjen e tij të premten, por më parë ka thënë se veprimet e tij në Rripin e Gazës janë të justifikuara sepse po i përgjigjet sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit më 7 tetor.

Por duke folur në gjykatë të enjten, Ministri i Drejtësisë i Afrikës së Jugut Ronald Lamola tha se asnjë sulm “nuk mund të japë justifikim ose të mbrojë shkeljet e Konventës [Gjenocidit]”.

Izraeli është nënshkrues i Konventës së Gjenocidit të vitit 1948, e cila përcakton gjenocidin dhe angazhon shtetet ta parandalojnë atë.

Në Gaza, më shumë se 23,350 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë – janë vrarë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, që kur filloi lufta si pasojë e sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor. Në ato sulme u vranë rreth 1300 njerëz – kryesisht civilë – dhe rreth 240 të tjerë u morën peng./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme