Mjeku tregon gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

23:01 | 11 Janar 2024
E.H

Një person është plagosur sot rreth orës 20:15 me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka thënë për Arbresh.info mjeku kujdestar në Emergjencë, Ejup Govori.

“Gjendja është stabile, është jashtë rrezikut për jetë. Lëndimet janë në ekstremitete të poshtme me armë zjarri. Është në ekzaminim e sipër në emergjencë derisa të bëhet të gjitha kontrollet dhe mandej vendoset se ku po pranohet”, ka thënë Govori./Arbresh.info

Lexo edhe:

Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, plagoset një person

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme