Google ADS

Agjenti i Radu Dragusin: Në tre apo katër vjet e shoh atë në Real Madrid

22:44 | 11 Janar 2024
D.H

Radu Dragusin ka qenë njëri nga lojtarët më të përfolur në këtë merkato.

Mbrojtësi i Genoas është zyrtarizuar sot si lojtar i Tottenhamit, shkruan Arbresh.info.

Teksa ai ka refuzuar një klub të madh siç është Bayern Munich, për të kaluar tek Tottenhami.

Agjenti i lojtarit Florin Manea ka thënë për gazetën rumune “Digisport” se lojtari i tij synon të luaj në Real Madrid në të ardhmen.

“Ne jemi vetëm në fillim të rrugës, duam që ata të arrijnë klubet më të mira në botë. Ne ishim afër, Bayerni është ndër klubet më të mëdha, por ëndrra e tij është Reali”, tha fillimisht ai.

Teksa potencoi se pas tre ose katër viteve e sheh lojtarin e tij pjesë të Real Madridit.

“Nëse ai do të ishte 23-24 vjeç dhe do të kishte më shumë përvojë, ndoshta do të kishte vendosur të shkonte në Bayern, por kam pasur parasysh edhe moshën dhe konkurrencën, kam marrë parasysh shumë gjëra. Në tre apo katër vjet e shoh atë në Real Madrid”, potencoi Manea.

Mbrojtësi rumun ka qenë pjesë e Juventusit kohë më parë, mirëpo nuk gjeti vend në skuadër teksa karrierën e vazhdoi tek Sampdoria.

Në vitin 2021 u transferua tek Salernitana ku luajti për një sezon dhe ra në sy të  drejtuesëve të Genoas, kur vetëm pas një sezoni u transferua aty./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme