Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se blerja e raketave anti-tank “Javelin” nga SHBA-të ka nisur rreth dy vite e gjysmë më parë.
Në llogarinë e tij në Facebook, Mehaj ka publikuar edhe një fotografi nga takimi që ka zhvilluar në SHBA, në ditën kur është bërë kërkesa për blerjen e raketave, përcjell Arbresh.info.
“Ky investim për ushtrinë tonë ka nisur tash e dy vite e gjysmë më parë. Nën mandatin tonë, jo vetëm raketat “Javelin” e Dronët Bajraktar, por edhe shumë sisteme e kontingjentet të tjera janë blere e janë në proces, e që konsideroj se duhet të mbesin pa u publikuar e në shërbim të interesit kombëtar”, ka shkruar Mehaj.
Sipas tij, dronët, raketat e shumë sisteme të tjera janë arritje e jashtëzakonshme e ushtrisë së Kosovës.
“Siç edhe e kam thënë me herët për mua ka qenë mision kryesorë forcimi me armatim i ushtrisë së Kosovës, për çka jam krenar që nën mandatin tonë mbi 292 milion euro i kemi shpenzuar në ketë drejtim. Dronët, raketat “Javelin” dhe shumë sisteme e kontigjentë të tjera, janë e arritur e jashtëzakonshme e shtetit tonë për ushtrinë e Kosovës”, shtoi ai.
“Anëtarësimi në aleancën e NATO-së është pikësynimi i ynë. Miqësia e Kosovës me SHBA është e pathyeshme dhe e përjetshme. Një gjë dua të ia konfirmojë popullit tim se siguria e jonë është me e fortë dhe me e mirë se sa duket në shikim të parë dhe shihet në publik. Armatosjen e ushtrisë dhe Kosovës e kemi amanet nga dëshmorët e kombit, martirët, invalidet dhe veteranët e luftës. Ushtria e Kosovës është nderi dhe krenaria e jonë”, shtoi ndër të tjera Mehaj./Arbresh.info
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad...
Arrestohet një person në veri, në shtëpi iu gjetën shumë mje...
Digjet një shtëpi në Shkup, një person e ka humbur jetën ndë...
SHBA i kërkon Evropës t’i japë fund varësisë energjeti...
Shefi i Këshillit Evropian: Zgjerimi është prioritet për ne
Vullneti shkakton të qeshura teksa imiton ‘tipin’ e Gresës n...