Kryeministri i Irlandës viziton EULEX-in, mirëpritet nga Barbano

20:14 | 11 Janar 2024
E.H

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, vizitoi sot Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), misionin civil më të madh të Politikës së Përbashkët Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje (CSDP).

Në kompleksin e Misionit për mbështetje në Fushë Kosovë, Varadkar u mirëprit nga Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, ku edhe inspektoi një gardë të nderit e përbërë prej pjesëtarëve të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it dhe të Njësive Policore të Specializuara Rezervë, përcjell Arbresh.info

“Ishte nderë që prita në vizitë Taoiseach Varadkar në EULEX dhe që pata rastin për të falënderuar Irlandën për mbështetjen e fuqishme dhe të gjatë dhënë Misionit, si përmes shërbimit të përkushtuar të pjesëtarëve irlandezë të stafit, që përfshinë edhe në pozita të larta,” tha Barbano.

Gjatë vizitës, Varadkar bashkëbisedoi me Barbano për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe u informua rreth mandatit dhe aktiviteteve të EULEX-it nga Zëvendësshefi i Misionit EULEX, Cezary Luba.

Tutje, Varadkar pati kënaqësinë të takojë dhe të bisedojë me pjesëtarët e kontingjentit irlandez në EULEX./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme