Basha për arrestimin e Berishës: Keqardhje e thellë që të përfundojë kështu

20:17 | 11 Janar 2024
D.H

Lulzim Basha në një konferencë për media komentoi për herë të parë arrestin me burg të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Ai shpreh keqardhje për arrestimin e Berishës, shkruan Arbresh.info.

“Njëri në rrafshin personal, tjetri në rrafshin politik, më vjen shumë keq që një njeri me të cilin kam bashkëpunuar, një njeri të përfundojë këtu, çfarë kam pasur për të thënë e kam thënë. Në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë ku duhet të përballet dhe të marrë përgjegjësi. Keqardhje e thellë që të përfundojë kështu”, ka thënë fillimisht ai

Tutje ai ka shtuar se opozita e ka të domosdoshme të ec përpara dhe drejtësia duhet të bëjë punën e vetë.

“E domosdoshme që opozita të ecë përpara, jo të shkelë mbi të shkuarën, atë mos mohojë as gjërat e mira dhe as të këqija, drejtësia duhet të bëjë punën e saj dhe çdokush duke nisur nga unë, duhet të jemi në dispozicion të drejtësisë, kam çuar në parlament për heqjen e imunitetit. Si rezultat kemi fenomene si Arben Ahmetaj”, shtoi Basha.

Kujtojmë se Sali Berisha është në arrest shtëpiak tash e disa ditë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme